Bllogu

  • 28 Janar 2013

    10 qytetet më të mira për kafe në botë

    Ndoshta, ka faj e tërë ajo kafeinë në gjakun e tyre, por të flasësh për kafenë më të mirë në botë i eksiton njerëzit. Variacione të panumërta, teknika të pjekjes, preferenca në përgatitje, dhe zbukurime nxjerrin kafe shumë të ndryshme nëpër botë, të gjitha me tifozë lakmues dhe kritikë të zhurmshëm. Në përvijuam një listë prej 10 vendesh që i thurin lavde kokrrës së kafesë, secili në mënyrë unike dhe të shijshme.

  • 25 Janar 2013

    Metoda të popullarizuara për përgatitjen e kafesë

    Ndonëse s’ka një mënyrë të përsosur për përgatitjen e kafesë, mjetet e qëlluara të kafesë mund ta bëjnë kafenë e zakonshme një shije kryevepër. Provimi i disa prej metodave më të popullarizuara japin një mori aromash që presin në çdo paketim të kokrrave të kafesë. Mbani mend që raporti mes vrazhdësisë së kafesë së bluar dhe procesit të nxjerrjes është i anasjelltë. Ju s’duhet të pritni një espresso nga një kafe e bluar tepër vrazhdë/trashë, dhe një kafe e bluar imët kurrë s’bën të përdoret për një përgatitje të zgjatur.

  • 26 Dhjetor 2012

    Historia e kafesë

    Arabët ishin jo vetëm kultivuesit e parë të kafesë, por, po ashtu, të parët që nisën tregtinë me tëj. Nga shekulli 15, kafeja tashmë po rritej në distriktin Jemenas të Arabisë dhe nga shekulli 16 u bë e njohur në Persi, Egjipt, Siri dhe Turqi.