Ngritja në një nivel tjetër e obsesionit ushtarak me kafenë

Kafja gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në ushtri.

 

Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore mund t’u kujtohet pija e trashë në gotën e metaltë. Për veteranët e Vietnamit kujtimet mund të jenë të instant kafesë së nxehur në kanaqet e racioneve individuale në të cilat më herët ishin të vendosura pjeshkat.

 

Kohët kanë ndryshuar. Dy marinca, veteranë të Afganistanit, shkruan një libër elektronik lidhur me obsesionin e tyre me kafenë, duke e çuar kështu historinë e ushtrisë me kafenë në një tjetër nivel.

 

Nuk po e teprojmë. Libri shpjegon si të njohësh kokrrat e përsosura, bularësin e përshtatshëm, dhe mënyrën më të mirë për të përgatitur kafenë. Dhe kjo nuk është për një pirës rastësor të kafesë.

 

Michael Haft dhe Harrison Suarez u takuan në Universitetin e Washingtonit në St. Louis, të vetmit e klasës për të cilët ishte menduar të bëheshin oficerë të marinës. Në Quantico, ku ata u trajnuan, ata gëlltitnin kafenë pas ushtrimeve rraskapitëse në fushë.

 

Si oficerë të rinj, Suarez dhe Haft u sistemuan në batalionin e njëjtë dhe u vendosën në Afganistan. Pirja e kafesë vazhdoi në bazat patrulluese të tyre në provincën e Helmandit, një brez i largët i Afganistanit, ku ata ndihmonin policinë dhe ushtrinë Afgane.

 

Ata shkruan për përvojën e tyre evoluese me kafenë në një kolonë të New York Times. Kur u kthyen në Amerikë, kafja u bë një mënyrë për t’u lidhur me shokët e vjetër, të cilët donin të dinin se si ishte të jesh marinc dhe të marrësh pjesë në luftë. Kafja ishte bërë më shumë se vetëm një mënyrë për të qëndruar zgjuar.

 

Këta dy shokë lanë detyrën ushtarake të bindur se do të mësonin sa më shumë për kafenë.

 

“Ajo u bë një obsesion, një hobi, dhe tash një libër,” tha Suarez./livingstondaily