Historia e Frappe-s greke

Sipas një legjendë popullore, frappe-greke u zbulua në shtator të vitit 1957 në Panairin vjetor ndërkombëtar në Selanik, në qendrën e kongresit të qytetit të dytë më të madh grek. Duke punuar në një ekspozitë për Andreas Dritsas, atëherë distributor grek për prodhimit e Nestle-s, përfaqësuesi për shitje Dimitrios Vakondios bëri një zbulim të rëndësishëm. Siç përcillet, nuk kishte ujë të nxehtë. Ndoshta, ai donte vetëm një freskim me pije të ftohët. Sidoqoftë, Vakondios mori një “shejker” që ishte menduar të përdorej për Nesquick, pijen me kakao të Nestle-s, e mbushi  (në vend të kakaos) me kafe instant Nescafe dhe pak ujë të ftohët, dhe e shkundi fort. Pa llogaritur shpërthimin e shkumës që ky veprim do të gjeneronte, Vakondios arriti dy rezultate: Rezultati i parë ishte njollosja e teshave të tij; i dyti ishte sajesa e shkumëzuar që do të bëhej pija freskuese identifikuese e Greqisë.

 

Vula e frappes greke është një shkumë aq e lehtë, saqë i përngjan një kremi. Shkumat e kafeve siç është kremi mbi sipërfaqen e një espressoje në përgjithësi prodhohen nga proteinat që gjenden në kafe. Këto proteina veprojnë si  faktorë aktiv që formojnë një membranë të hollë e elastike në sipërfaqen e pijes dhe e mbyllin ajrin. Përparësia më e madhe që ka kafja instant ndaj kafesë të freskët të zier për qëllime të shkumëzimit është se ajo mund të përgatitet në një solucion shumë të koncentruar.  Si në formën e bluar imët, ashtu dhe në atë granulore, kafeja instant është kafe e zier e cila është tharë për të prodhuar shkumë. Më pas, mund t’i shtohet më shumë ujë apo qumësht për të holluar shkumën, duke e mbushur gotën apo filxhanin nën të me kafe të pijshme. Ekstrakti i dendur i bërë nga kafja instant dhe uji me një koncentrim peshë-për-vëllim të lartë deri në 6 % ofron një bollëk molekulash të proteinave për t’i rrethuar flluskat teksa formohen.

 

Kur, ku, dhe si kjo pije mori emrin frappe nuk dihet. Së shpejti pas zbulimit, një formë e kësaj pijeje të ftohët e të shkumëzuar u promovua nga Nestle në Ekspozitën Bashkëkohore në kongresin Zappeion në Athinë. Por, një broshurë promocionale e kompanisë Nestle e kësaj kohe, e shkruar në greqisht, jep detaje pak më të ndryshme të recetës: Vendos në një mikser 2 filxhanë me qumësht të avulluar Nestle, 1 gotë ujë, 2 lugë të mesme Nescafe, dhe një lugë akullore të vaniljes. Përziej disa sekonda dhe shërbeje.  Nga viti 1963 akullorja s’ishte më pjesë e formulës së frappes së Nescafes. Një foto reklame e atij viti mbart një ilustrim me një gotë me shkumë tepër të trashë mbi një pijë të zezë. Që kjo ishte ajo që grekët do ta njihnin si “frappe horis gala” pa qumësht s’ka kurrfarë dyshimi. Reklama lidhte “Nescafe” me “frappe” dhe zbuloi këto instruksione të thjeshta për përgatitjen e një kafeje frappe: Krejt çka duhet të bësh është të rrahësh Nescafe, sheqer, dhe ujë të ftohët.